Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, vizitoi një punishte xhami përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, ku takoi një sipërmarrës të ri që kishte ndërtuar biznesin e tij nga e para, pa ndihmë nga shteti dhe përballë mosbesimit fillestar të familjes.
Gjatë bisedës me të riun, Shehaj vendosi të telefonojë prindërit e tij për të dëgjuar mendimin e tyre kur djali u tha për herë të parë se donte të niste një biznes.
“Babai më tha je gomar, nuk bën për këtë punë”, rrëfen sipërmarrësi me buzëqeshje.
Në telefon, nëna e tij tregon: “I thashë vazhdo, t’u bëftë mami si të dojë qejfi.” Sot, ajo shton me krenari: “Jam krenare që kam një djalë të tillë.”
Shehaj theksoi rëndësinë e këtij shembulli.
Pjesë nga biseda:
Shehaj: Tani do marrim prindërit e tu dhe do t’i pyesim, çfarë menduat kur djali ju tha që do krijojë një biznes
Sipërmarrësi: Babi më tha, je gomar, nuk bën për këtë punë
Shehaj: Tani jam këtu me djalin tënd, e pyeta se çfarë thanë prindërit?
Nëna: Mos u merr me atë punë, mos u merr me pisllëqe i tha, unë i thashë vazhdo t’u bëftë mami, si të dojë qejfi
Shehaj: Besoj se tani je krenare për djalin, apo jo?
Nëna: Jam krenare që kam një djalë të tillë
Sipërmarrësi: I mburret gjithë fshatit
Shehaj: Duhet të jesh krenare sepse ky djali këtu ju ka bërë krenar ju, por ka bërë krenarë gjithë shqiptarët sepse vetëm nëpërmjet njerëzve të tillë që marrin iniciativën, vetëm kështu ky vend mund të eci përpara.