Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Allahu ka për t’i varur në qafë”/ Policia mësyn në xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër

    Reduktime të mëdha të energjisë në Ukrainë, si pasojë e sulmeve ruse

    Kylie Jenner bën gjestin e shëmtuar ndaj fotografëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Babai i 26-vjeçarit që u plagos nga eksplozivi flet mes lotësh: Dua të më shërohet djali

    July 14, 2024
    babai elbasan

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ndodhi në katin e katërt të një pallati, në lagjjen Haxhias në Elbasan.

    Lënda eksplozive, është vënë në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari ku po jetonin me qira dy vajza.

    Nga ky shpërthim, mbeti i plagosur djali i familjes përballë, Enea Thomarai 26-vjec.

    Në momentin e shpërthimit, ai ishte duke shkuar në banjo kur dera e banesës e përplasi në dysheme në korridorin e shtëpisë.

    Ai u dërgua mënjëherë për ndihmë të specializuar në Tiranë.

    Mjaft i tronditur nga kjo ngjarje, por veçanërisht për gjendjen e të birit, Artur Thomarai ,tregon momentet e tmerrit.

    “Ishte ora 02:15 kur ndodhi shpërthimi. Ne ishim në gjumë. Çuni po shkonte në banjo, i ra dera në kokë nga shpërthimi. Kur u çuam ne gjetëm çunin në tokë. Ne jemi njerëz të rregull, familjarë, dy çunat i kam familjarë. Fati i keq. Përballë jeton një gocë me vajzën e vet, me një 9-vjeçare. Ka një vit që jeton këtu. Ne vetëm i përshëndesim, se i kemi komshinj përballë. Sjellje normale ka pasur, nuk kam ndonjë problem. Problemi është që këta njerëz që vijnë jetojnë me qira duhen parë. Ne jemi familjarë, nuk jemi njerëz dosido. Djali është në intubim, në spitalin ushtarak. Kërkoj nga shteti që të gjendet atentatori dhe dua të më shërohet djali. Asgjë tjetër nuk dua”, shprehet babai me lot në sy.

    Edhe fqinjët e tjerë flasin të tronditur për atë që ndodhi, ku tregojnë se dëgjuan një shpërthim mjaft të fuqishëm, madje një familje u bllokua në banesë, pasi dera nuk hapej.

    “Jetojmë në barbari, anarki. Kjo është demokracia…është pseudo demokraci. Nuk quhet demokraci. Edhe në Amerikë ndodhin 17 herë më shumë ngjarje të tilla. Popujt po ikin drejt anarkisë”, thotë një banor i pallatit.

    “Ishim në gjumë në atë moment dhe dera ishte e mbyllur. Dera është prishur. Kur ka ardhur policia lajmërova komshien të më hapte derën se ne ishim të bllokuar. Nuk pashë asgjë, shpërthimin e dëgjova. Akoma na dridhet mishi”, thotë një banore.

    Dëme janë shkaktuar në dyer, xhama, në shkallë e soletë.

    Në banesën ku është vendosur tritoli, jetonin një 30-vjeçare e divorcuar nga Lezha dhe vajza e saj 9-vjeçare. Shpesh e reja vizitohej nga motra e saj. Kontaktet e 30-vjeçares me fqinjët, ishin vetëm përshëndetjet e momentit.

    Sakaq, mësohet se gruaja nga Lezha punonte me rrjetet sociale, dilte herët në mengjes nga banesa dhe kthehej me vajzën e saj.

    eksplozivi elbasan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Allahu ka për t’i varur në qafë”/ Policia mësyn në xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër

    November 10, 2025

    Reduktime të mëdha të energjisë në Ukrainë, si pasojë e sulmeve ruse

    November 10, 2025

    Kylie Jenner bën gjestin e shëmtuar ndaj fotografëve

    November 10, 2025

    Ministri i Financave prezanton pr.buxhetin 2026 në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

    November 10, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2025

    Mos jini kategorik dhe të prerë/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.