Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    Të dhënat e INSTAT: Tirana, motor i ekonomisë shqiptare: Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    PS i kërkon Komisionit të Etikës përjashtimin e Berishës për 30 ditë pas deklaratave ndaj Gonzatos

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Babai e mbajti hajduti ia bëri bam”/ Vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me nipërit: E grisën Naimin nga fotot

    July 14, 2025

    KOSOVË– Gjatë dëshmisë së tij, Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë e fëmijëve të Liridonës për natën e vrasjes, raporton Ekonomia Online.

    Ademaj tha se pasi fëmijët ishin transferuar në Suedi, ai kishte kërkuar që t’i takonte dhe t’i pyeste për atë që kishte ndodhur.

    “Kur kam shkuar në Suedi kam kërkuar që t’i takoj. Fjalët e djalit janë këto: ‘Hajni e ka futur dorën dhe ja ka ba mamit bam’. Po ashtu tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore në momentin e fundit të vrasjes,” tha ai.

    Ai shtoi se fëmijët nuk kishin pranuar më kontakte me babanë e tyre.

    “Që nga momenti që fëmijët kanë shkuar në Suedi, ata asnjëherë nuk kanë kërkuar as takim me babin. Të gjitha thirrjet që ja ka mundësuar gjendja për punë sociale me babin e tyre, asnjëherë fëmijët nuk i kanë pranuar. Ka arritur deri aty që fëmijët, në foto ku janë së bashku Naimi me Liridonën, e shkyen me gërshërë Naimin nga fotografia,” dëshmoi ai.

    Ademaj paraqiti edhe kronologjinë e lëvizjeve të tij dhe familjarëve menjëherë pas marrjes së lajmit për vrasjen.

    “Të nesërmen në mëngjes jam munduar ta kontaktoj Naimin. Pasi e kam thirrë shoferin, ai më tha që Naimi gjendet në Sëiss Hotel. Jemi nisur së bashku me djalin e agjës, djalin e dajës dhe tezakun. Kur kemi arritur atje, na thanë se Naimi është në dhomë. Ai ishte shtrirë në shtrat, kishte disa sende ushqimore në tavolinë dhe kishte porositur edhe drekën. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, dhe kjo është mënyra si e përjeton situatën,” tha ai.

    Ademaj tregoi se Murseli nuk kishte dashur të shkonte në morg për të parë trupin e bashkëshortes.

    “I thashë Naimit a mundemi me shku në morg me e pa Liridonën. Ai më tha ‘jo, nuk na lejohet’. Pas 10 minutash e kam thirrur vetë spitalin dhe u kam thënë se jam vëllai i Liridonës dhe nëse janë kryer të gjitha procedurat, a mund të vijmë me pa trupin. Kemi shkuar në morg, me ne erdhi edhe Naimi me shoferin e tij. Mjeku na tha ‘nëse keni problem, mos hyni’. Aty Naimi tha ‘kam problem me zemër dhe nuk e di a mund ta shoh’. Djali i agjës insistoi që Naimi të vinte. Ai erdhi deri te dera, e pa prej dere dhe nuk hyri brenda”, tha ai.

    Ai tha se edhe në vendin e ngjarjes Murseli kishte dhënë deklarata kontradiktore.

    “Kur kemi shkuar në vendin e ngjarjes, me ne ishte Naimi dhe shoferi i tij. Aty deshëm të dimë se si ka ndodhur. Naimi filloi ta shpjegojë ngjarjen. Na tha se ka dalë nga ana e djathtë. Pastaj tha: ‘Jo, nuk e di a nga ana e djathtë apo e majtë’. Prapë nuk deshëm të dyshonim dhe jemi nisur për në Gjakovë. Pas nesh erdhi edhe Naimi.”– tha ai.

    Sipas tij, sjellja e Murselit gjatë ceremonisë mortore ishte e ftohtë dhe pa ndjeshmëri.

    “Gjatë varrimit ajo që binte në sy më së shumti ishte qetësia e Naimit së bashku me Kushtrimin. Jo nga mërzia që prisnim ne të qanin, por rrinin shumë të ftohtë, po ashtu edhe në raport me mediat që ishin prezent.“- tha ai.

    Ai tregoi edhe për reagimin e menjëhershëm të familjes pas arrestimit të të dyshuarve.

    “Nuk kaluan 30 minuta dhe pamë në gazetë se ishte arrestuar Granit Plava. Pas pak minutash morëm vesh edhe për arrestimin e Naim Murselit, pastaj edhe të Kokallës. Për ne ishte tronditës fakti që dyshimet tona u vërtetuan. Por mendja nuk na lejonte të besonim se ky krim ka ardhur nga Naim Murseli.“- tha ai.

    Ademaj tha se pas kësaj, familja kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të Liridonës.

    “Të njëjtën natë kemi shkuar në polici dhe u thamë se Liridonën do ta zhvarrosim sonte. Policia na tha se është mirë të merret vendimi nga Gjykata. Të nesërmen, dalja ime në media i dha një zë shumë të fuqishëm rastit dhe e bëri më të lehtë zhvarrosjen e motrës sonë. E kemi zhvarrosur në praninë e policisë dhe mjekëve dhe e kemi rivarrosur në fshatin Rracaj, ku edhe hapëm të pamen për të pritur njerëz nga i gjithë populli shqiptar.“- tha ai./GazetaExpress

    Liridoan Ademaj Vëllai i Liridonës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    November 6, 2025

    Të dhënat e INSTAT: Tirana, motor i ekonomisë shqiptare: Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    November 6, 2025

    PS i kërkon Komisionit të Etikës përjashtimin e Berishës për 30 ditë pas deklaratave ndaj Gonzatos

    November 6, 2025

    Rama reagon pas sulmit të Berishës ndaj Gonzatos: Qentë le të lehin, karvani ecën përpara

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.