Një tjetër histori e rëndë incesti është zbuluar sot. në Shkup, ku një baba u prangos me akuzën se ka përdhunuar vajzën e tij në moshën 13 vjeçare.
Dyshohet se abuzimi ka ndodhur për disa muaj në vitin 2023. Sot vajza është 14 vjeçe.
Sipas mediave vendase, ai e ka detyruar të voglën e tij që të kryejnë marrëdhënie prej të paktën tre muaj.
“I dyshuari 59 vjeçar, gjatë qershorit të vitit 2023 deri në mes të muajit gusht, në shtëpinë e tij në Shkup ka detyruar bijën e tij për veprime seksuale. Vajza është 14 vjeç”, thuhet në njoftimet e lëshuara nga autoritetet në Shkup.
Prokuroria ka caktuar masën e arrestit me burg, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.


