Një djalë tetë vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një furgon që drejtohej nga babai i tij.
Aksidenti tragjik ndodhi në periferi të Perugia në zonën Sant’Andrea delle Fratte.
Dinamika e aksidentit po hetohet nga policia. Familja, banuese në zonën e Trasimeno, po udhëtonte me furgon.
Sipas detajeve paraprake, mjeti është ndalur dhe babai ka dalë nga furgoni, e të njëjtën gjë ka bërë edhe djali i tij nga dera e pasme pa e kuptuar prindi.
Djali i vogël dyshohet të jetë përplasur nga furgoni që sapo ishte nisur.

