Site icon Informohu siç duhet

Avokati i Ilir Metës: Në burg po shkruan një libër që do të trondisë politikën shqiptare

SPAK i zgjati afatin e hetimeve, Meta i bindur që e ka kryer dënimin. Kërkon lirinë

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po kalon ditët në paraburgim duke punuar mbi një libër që, sipas avokatit të tij, “do të trondisë politikën shqiptare”.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Metës, Kujtim Cakrani bëri të ditur se ish-kreu i shtetit po përgatit një rrëfim të gjerë mbi përvojën e tij në skenën politike gjatë 35 viteve të fundit.

“Zoti Meta po shkruan një libër mbi angazhimet dhe përjetimet e tij politike. Do të jetë një libër që do t’u tregojë shqiptarëve çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare dhe do ta trondisë atë. Ai po hedh kujtimet dhe reflektimet e veta, dhe unë besoj se do të jetë ‘Konti Monte Kristo’ i politikës shqiptare,” – deklaroi avokati Cakrani.

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, nën akuza që ai i ka cilësuar si të pabaza dhe politike. Përmes avokatëve, ish-presidenti ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, duke pretenduar se arrestimi i tij është i padrejtë dhe me motive të qarta politike.

Exit mobile version