Një avion i kompanisë United Airlines, që po fluturonte nga Denver drejt Edmontoni (Kanada), u detyrua të bëjë ulje emergjente pasi dyshohet se një lepur u përplas me njërin prej motorëve duke shkaktuar zjarr.
Aeroplani Boeing 737-800, me 153 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u kthye në mënyrë të sigurt në aeroportin e Denverit, pa të lënduar. Kompania ajrore njoftoi se incidenti është rezultat i një përplasjeje të mundshme me një kafshë të egër.
Pasagjerët kanë raportuar se kanë dëgjuar një goditje të fortë dhe shpërthime të herëpashershme në motorin e djathtë, i cili lëshonte flakë. Në një incizim audio nga LiveATC, dëgjohet ekuipazhi teksa kërkon kontroll të aeroplanit për zjarr në motor, duke përmendur më pas mundësinë e pranisë së një lepuri në motorin numër dy.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi përplasjen me një kafshë gjatë ngritjes dhe tha se do të zhvillojë hetime mbi incidentin. Pas uljes, pasagjerët vazhduan udhëtimin me një avion tjetër.
Sipas FAA-së, përplasjet me kafshë të egra, kryesisht me zogj, janë të zakonshme. Vetëm në vitin 2023, janë raportuar rreth 20 mijë raste të tilla në SHBA.