Site icon Informohu siç duhet

Avioni bën ulje emergjente, dëmtohen 7 pasagjerë

Avioni bën ulje emergjente, dëmtohen 7 pasagjerë

Një avion i linjave amerikane “United Airlines” që vinte nga Cancun në Meksikë, me destinacion Chicago, u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Tennessee.

Sipas mediave të huaja, ulja e menjëhershme vinte si pasojë e 7 pasagjerëve të plagosur, për shkak të disa turbulencave.

Mediat amerikane thonin se avioni tip Boeing 737-900, i ngritur nga Cancun, ishte mbi Louisiana kur pësoi dridhjet e forta.

Mjeti u detyrua të ulej në Memphis, Tennessee, nga ku një pasagjer u dërgua në spital kurse të dëmtuarit e tjerë nuk kishin nevojë për trajtim spitalor.

 

Exit mobile version