Site icon Informohu siç duhet

Autoritetet ngrenë alarmin: Shpërthimi i etheve në vend nga janari e deri më sot regjistroi 80 viktima

Autoritetet ngrenë alarmin: Shpërthimi i etheve në vend nga janari e deri më sot regjistroi 80 viktima

Së fundmi një valë ethesh e njohur si Lassa ka zaptuar Nigerinë dhe për rrjedhojë shkaktoi afro 80 vdekje në 11 shtete të ndryshme.

Autoritetet e shëndetit publik, përfshirë Qendrën e Nigerisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (NCDC), në lidhje me situatën raportuan gjithsej 413 raste të konfirmuara të etheve Lassa që kanë filluar në janar të këtij viti.

Përgjatë raportit të tyre NCDC identifkoi një shkallë vdekshmërie prej 19.4% nga këto raste.

Shteti më i goditur nga siruata në fjalë mbetet Ondo, një shtet në jugperëndim të Nigerisë, i cili ka regjistruar të paktën 34% të totalit të rasteve.

Shpërthimi ka përfshirë gjithsej 63 nga 774 zonat e qeverisjes vendore të Nigerisë, duke prekur kryesisht individë të moshës 21 deri 30 vjeç, me një raport mashkull-femër prej 1:0.8.

Sfida kryesore që janë identifikuar nga NCDC përfshijnë kërkimin e dobët të shëndetit, kostot e larta të trajtimit në disa zona dhe ndërgjegjësimin e kufizuar në disa komunitete me ngarkesë të lartë.

 

Exit mobile version