AUSTRALI– Të paktën pesë persona janë mbytur pasi dallgët e mëdha goditën disa pjesë të Australisë në fillim të fundjavës së Pashkëve.
Dy të tjerë janë zhdukur në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.
Të shtunën trupi i një burri u gjet në ujë pranë Tathra në Uellsin e Ri Jugor. Kjo erdhi një ditë pasi një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur në incidente të veçanta në shtet.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë që u la në ujë pranë Sidneit. Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë është zhdukur pasi grupi i tyre u përfshi në det në San Remo në Victoria./bbc/Radar.al
Helidon Haliti: Parashqevi Simaku është produkt i sistemit, do kishte sukses në ‘Hollywood’
Më mirë si pedagog apo si Kryeministër? Ish-studenti i Ramës: Trajner i jashtëzakonshëm