Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Audite në disa drejtori burgjesh, zbulohen amnisti fiktive në Rrogozhinë

    May 16, 2026

    TIRANË– Një lumë kontrollesh ka përfshirë sistemin e burgjeve në Shqipëri, ku përveç verifikimeve për sende të ndaluara si telefona, thika, drogë e materiale të tjera, në fokus është vendosur edhe nisja e inspektim-auditeve mbi punën e administratës së Drejtorive të Burgjeve në disa qarqe.

    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka urdhëruar nisjen e inspektimeve në disa burgje në Shqipëri, ku qëllimi është kontrolli i punës së zyrtarëve dhe drejtorëve që kanë shërbyer gjatë kësaj kohe.

    Që në ditët e para, kur janë shfaqur inspektorët e Drejtorisë së Burgjeve, janë hasur problematika serioze, kryesisht në kartelat e vuajtjes së dënimit të personave të dënuar, respektimin e rregulloreve e deri te masat disiplinore. Por veprimet më të rënda duket se janë konstatuar në burgun e Rrogozhinës, ku drejtor i këtij institucioni ishte pikërisht Bilal Hasa.

    Hasa u shkarkua menjëherë nga detyra pas skandalit që përfshiu familjen e tij, pasi në banesën e vëllait policia e Peqinit zbuloi një fermë të vërtetë ku kultivohej lëndë narkotike hashash. Situata e pazakontë në burgun e Rrogozhinës dyshohet se është krijuar pikërisht nga ish-drejtori Bilal Hasa.

    Disa personave që vuanin dënimin në burgun e Rrogozhinës u është dhënë “amnistia” fiktive nga administrata e burgut dhe, duke i lënë ata të lirë.

    Amnistia dyshohet se ka qenë e falsifikuar dhe është futur në dosjen e vuajtjes së dënimit të personit të burgosur, duke sjellë më pas përllogaritjen e uljes së dënimit dhe, për pasojë, daljen më shpejt nga burgu. Inspektimi ka zbuluar se konkretisht ka disa të dënuar të cilët kanë përfituar lirinë falë amnistive të dhëna nga vetë drejtori i institucionit. Nisur nga kjo situatë, janë konstatuar mbi 8 raste të verifikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që kanë pasur amnisti fiktive./Radar.al

    amnisti fiktive Bilal Hasa Rrogozhinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    July 20, 2026

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    July 20, 2026

    Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

    July 20, 2026

    Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit: Në gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.