Portali Automobilwoche i referohet një letre të brendshme që u është drejtuar tregtarëve me pakicë të automjeteve në SHBA. Këtë e ka konfirmoi tani edhe një zëdhënëse e kompanisë Audi.
Strategji të reja tregtimi
Kompania Audi i dërgon automjetet e saj në SHBA nga Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia. Po ashtu në Meksikë prodhohet modeli “Q5” – që është bestseller në SHBA.
Aktualisht kompania Audi ka në magazinat e saj në SHBA më shumë se 37,000 makina Audi. Këto automjete nuk preken nga tarifat e reja. Për këtë arsye ato do të pajisen me një shënim të posaçëm kur të shiten.
Kompania Audi po mendon tani se si t’u sigurojë shitësve me pakicë mundësi dhe impulse të reja për shitjen e makinave Audi që gjenden në magazina në SHBA.
Po ashtu kompania po analizon mënyra se si mund të minimizohet ndikimi i tarifave të reja doganore tek klientët dhe partnerët tregtarë./DW
Brenda anijes më të bukur në botë, ‘Amerigo Vespucci’ vjen në Durrës
Nxiste të miturit të shisnin k*kainë, arrestohet 34-vjeçari në Korçë