Site icon Informohu siç duhet

Atentati në Tiranë/ Ndërron jetë në spital biznesmeni 52-vjeçar (EMRI)

TIRANË– Mbrëmjen e së mërkurës, biznesmeni Eduart Reçi është qëlluar me plumb në kokë në rrugën ‘Faik Konica’ në kryeqytet. 52-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’iu shpëtojë plagëve të marra.

Kujtojmë se Reçi është qëlluar pranë një pallati që ka ndërtuar në rrugën ‘Faik Konica’. Ndërsa nga informacionet e deritanishme ai rezulton pronar i ELGM.

Eduard Reçi me origjinë nga Dibra, jetonte pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe atentati iu bë pranë një lokali.

NJOFTIMI I POLICISË 13 NËNTOR 2024:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim./Radar.al

Atentat ndërtuesit në Tiranë, në gjendje të rëndë

Exit mobile version