Site icon Informohu siç duhet

Atentati në Shkodër, pas 4 ditësh betejë për jetën, vdes në spital Bashkim Basha

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga atentati mafioz në Shkodër. Pas katër ditësh betejë për jetën, vdes në spital Bashkim Basha. Ai ishte drejtuesi i motorit që u përplas nga automjeti i Hamza Licit, pas atentatit me 50 plumba.

Më 30 tetor humbi jetën edhe bashkëshortja e tij Flutura Basha.

Ata po udhëtonin me motot në momentin kur u qëllua me breshëri kallashi në drejtim të makinës së Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Më pas mjeti i tyre u përplas me motorin e çiftit Basha., të cilët humbën jetën, ndërsa ishin prindër të një vajze dhe një djali.

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Exit mobile version