SHKODËR-Janë vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës dy autorët e dyshuar të atentatit me 4 viktima në Dobraç, që ka ndodhur tre muaj më parë.
Bëhet fjalë për Izmir Sakicën dhe Samuel Toshanin, të cilët nga hetimet e kryera mbi vrasjen e katërfishtë janë identifikuar edhe si autorët e dushuar.
Ata janë shoqëruar në komisariat nga avokati Sokol Tahiraj.
Kujtojmë se në këtë atentat 4 personat që humbën jetën ishin Hamza Lici, shënjestra e atentatit së bashku me Arlind Bushatin, por aksidentalisht ky krim u mori jetën edhe Bashkim dhe Flutura Bashës, burrë e grua teksa po udhëtonin me një motor./Radar.al
LEXO EDHE: ATENTATI ME TRE VIKTIMA NE DOBRAÇ

