Site icon Informohu siç duhet

Atentat në Vlorë/ Vritet me armë zjarri brenda makinës 30 vjeçari, zbulohet emri

Një tjetër atentat me armë zjarri ka tronditur Vlorën sot, 13 janar. Policia në njoftimin e parë mbi ngjarjen e ka identifikuar viktimën si K.M, 30 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Viktima Kristian Marku ishte person me precedent penal për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri ne drejtim te shtetasit me iniciale S. R..

Njoftimi:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Exit mobile version