Një atentat me dy të vrarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kalamatës, në Greqi.
Sipas informacioneve viktimat janë një shtetas grek, 70 vjeç, pronar i kampingut ku ndodhi ngjarja, dhe një shqiptar rreth 50 vjeç, i cili u qëllua pas shpine teksa tentonte të largohej për t’u shpëtuar autorëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të së dielës, sipas orës lokale, në një kamping në zonën Finikunda, pranë Kalamatës.
Sipas të dhënave paraprake, të dy personat janë ekzekutuar me armë automatike.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve janë në zhvillim.