Atalanta dhe Interi mund të ulen sërish në tryezën e bisedimeve. Këtë herë, fokusi nuk është tek Ademola Lookman, por te Nicola Zalewski.
Mbrojtësi polak u bashkua me nënkampionët në janar, ndërsa klubi milanez e bleu kartonin e tij te Roma në muajin qershor.
Te Interi janë të hapur për një shitje të Zalewskit dhe po presin ofertën nga bergamaskët. Trajneri i këtyre të fundit, Ivan Juric është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, me drejtuesit që kanë piketuar lojtarin e Interit.
Sa i përket Lookman, pista për sulmuesin është zbehur ndjeshëm. Atalanta refuzoi ofertën e parë të Interit dhe nga ai moment nuk ka pasur lëvizje tjetër. Pas përplasjes lojtari është kthyer normalisht në stërvitje dhe po përgatitet për sezonin e ri.


