Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Dhjetor 2025

    “Do të dal me fitore”/ Kristi Lamaj zyrtarisht pjesë e “Big Brother VIP Albania 5”

    “Big Brother VIP Albania 5″/ Njihuni me dy banorët e parë të shtëpisë më të famshme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    Ata që thonë se kjo do na fusë në Europë, ja fusin kot/ Ja pse Rama ka të drejtë në “betejën” e tij me gjykatat

    December 15, 2025

    Nga Ylli Manjani

    Gjykatat e posaçme nuk janë për drejtësi, por për ndëshkim.

    Duhet pranojmë se ngrirja në mënyrë të përhershme e gjykatës dhe prokurorisë së posaçme ka qenë gabim.

    Ata që thonë se kjo do na fusë në Europë, ja fusin kot.

    Askund në Europë, Azi, Amerikë, Australi, Oqeani e Afrikë nuk do gjeni një kushtetutë që të ketë në tekstin e saj gjykata apo prokurori të posaçme.

    Askund nuk do gjeni një kushtetutë ku në tekst të ketë fjalët “korrupsion” e “krim i organizuar”.

    Arsyeja është se këto janë çështje të përditshmërisë dhe përkohshmërisë së punëve të shtetit. Janë mjete që përdoren në kushte të caktuara, sipas nevojës dhe vetëm për pak kohë. Ndaj ska se si të jenë pjesë e kushtetutave.

    Ne, si vendi më i posaçëm që jemi, shpikim dhe eksperimentojmë deri në vetvrasje shtetërore e sociale.

    Edi Rama kërkon sot, jo pa argument, të ndalë sulmin abuziv të strukturave të posaçme si ndaj lirive të njeriut ashtu edhe ndaj financave publike.  Krejt dakord, por e keqja është ngrirë  në mënyrën më amatore të mundshme në ligjin themeltar të shtetit. Duhet pranuar kjo gjë si fillim.

    Duhet pranuar gabimi amatoresk dhe duhet kthyer situata në normalitet me abrogimin kushtetues të të gjitha atyre parashikimeve, që të posaçmen e bëjnë të përhershme.

    E posaçmja mbetet e tillë me një ligj të posaçëm dhe gjithmonë me afat. Në të kundërt shteti gjendet në emergjencë të përhershme. Shihni shtetin e post reformës, gjithnjë në alert artificial për shkak të organizimit kushtetues të posaçëm, kundër të zakonshmes….

    Ne kemi sot Republikën e Posaçme të Shqipërisë, ku çdo e posaçme është ligjore!!!

    Tmerr kushtetues kemi.

    Duhet përmbysur kjo gjë o njerëz.

    Në çdo rast, me apo pa ndërhyrje në kushtetutë NUK MUND të ketë Gjykata e gjykime të posaçme!

    Këto gjykata e gjykime janë qendra dënimi me vdjekje, pa provë e pa proçes të rregullt!!!

    Ligji për këto gjykata e gjykime të posaçme është thjesht legalizim i ndëshkimit pa fakte.

    Kjo nuk ka asnjë lidhje me Bashkimin Europian të të drejtës së shkruar kontinentale që njohim, as me konstitucionalizmin anglo-sankson të preçedentit.

    Kjo që kemi bërë është një bolshevizëm me spruco demokracie. Këtë të fundit (sprucon pra) e hedh burokracia e perëndimit për të krijuar një qendër dënimi pa ligj të shqiptarëve që nuk i dënojnë dot atje me prova e proçese të rregullta.

    Ky realitet ka qenë e mbetet i papranueshëm. Ne duam të hyjmë në Europë pikërisht për proçese të rregullta e sundim të drejtësisë se me ndëshkimi kemi 110 vjet shtet që i kemi midis nesh.

    Prandaj një reformë reale fillon me rishikimin, në mos rishkrimin e Kushtetutës.

    Nuk kemi pse ti vijmë vërdallë fare këtij muhabeti.

    Edi rama Europe Ylli Manjani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Dhjetor 2025

    December 21, 2025

    “Do të dal me fitore”/ Kristi Lamaj zyrtarisht pjesë e “Big Brother VIP Albania 5”

    December 20, 2025

    “Big Brother VIP Albania 5″/ Njihuni me dy banorët e parë të shtëpisë më të famshme

    December 20, 2025

    “Flas dy gjuhë, shqip dhe atë të Kosovës”/ Virale, ja deklarata e Miss Kosovës që po bën xhiron e rrjetit

    December 20, 2025
    Mos e humb
    Fokus December 19, 2025

    Llafet e telefonave nuk mund të quhen dosje!

    NGA Ylli Manjani   Kot sa për muhabet dmth, po kur thonë “dosja e Ballukut” është…

    Ata që thonë se kjo do na fusë në Europë, ja fusin kot/ Ja pse Rama ka të drejtë në “betejën” e tij me gjykatat

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Të preferuarat e 2026/ Shenjat e horoskopit që do të marrin atë që kanë kërkuar nga universi

    Dy shenjat e horoskopit që do kenë fat në dashuri gjatë fundjavës

    Parashikimi i horoskopit 18 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.