Site icon Informohu siç duhet

“Ata që flasin për rritje të korrupsionit, janë të kapur për fyti nga mllefi i suksesit”/ Rama: Nuk do të pretendonim për ulje të fenomenit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama komentoi akuzat e bëra për rritje të korrupsionit në vend, duke ironizuar se ata që flasin se vendi është kapur prej fyti nga ky fenomen, sipas tij, janë të kapur prej fyti nga mllefi që kanë për suksesin.

Në një bashkëbisedim për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare, kryeministri tha se nuk do të pretendohej se po luftohet niveli i korrupsionit në vend, nëse nuk do të kishte shembuj negativ dhe raste abuzimesh.

“Anëtarësimi në BE nuk është një certifikatë formale por proces transformimi dhe të gjithë ato hapa që ne, KE, na i certifikon nuk janë letra, por transformimi në realitetin këtu. Prandaj ata që flasin sot për një Shqipëri të kapur për fyti nga korrupsioni në fakt janë të kapur në fytin e tyre nga mllefit ndaj suksesit. Të të gjithë atyre që bëjnë sukses në rrugën e tyre, sepse e kanë të pamundur të gjejnë fuqinë për t’ia pranuar dhe falur tjetrit suksesin. Ata që flasin për korrupsionin që na qenka rritur duhet në fakt t’ju dëgjojnë juve. Se nuk mundet dot të rritet korrupsioni kur paguan 14 mln euro taksë. Ndërkohë që kur korrupsioni ishte më i lartë, ti paguaje shumë më pak taksë sepse përqindjen e taksës e kanë në dorë ata që qeverisin, që janë edhe promotorë edhe kundërshtarë të korrupsionit. Por 14 milionë euro taksë me korrupsion, nuk shkon. Nëse rriten të ardhurat, nuk rriten nga shiu por nga taksat. Nëse arka e shtetit ka më shumë të ardhura dhe ne kemi shumë më shumë të ardhura, atëherë do të thotë se ka më pak korrupsion. Dhe të gjithë ndërtuesit që kapërcejnë pragun për të marrë këto leje, mund ta dëshmojnë se luftën me ne e kanë me cilësinë e projekteve dhe prandaj janë edhe rastet për të cilat flitet. Se ndryshe si do ta pretendonim se korrupsionin po e ulim, nëse nuk do të kishte shembuj të kësaj natyre. Pra edhe shembuj pozitiv dhe negativë që ekspozohen në luftën kundër korrupsionit.”- tha Rama./Radar.al

Exit mobile version