Site icon Informohu siç duhet

“Ata që e vazhdojnë këtë sport të ulët do të përballen me pasoja të rënda”, Rama paralajmëron për ndërtimet pa leje në Valbonë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe ka theksuar se ndërtimet pa leje në hapësira publike duhet të ndalen.

Përmes një postimi në Facebook, Rama u drejtua ndaj atyre që vijojnë ndërtimet duke i paralajmëruar se do të përballen me ligjin dhe me pasoja të rënda.

Ai e quajti vazhdimin e këtij veprimi një “sport të ulët” dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë, duke theksuar se vetëm do të humbin kohë dhe para dhe se vendimet më të fundit të qeverisë do të garantojnë zbatimin e ligjit.

Postimi i Ramës:
Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI. Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda.

Exit mobile version