Site icon Informohu siç duhet

Aspiron të bëhet drejtor i Policisë së Shtetit, karriera e Shemsi Prençit. Nga Emergjencat tek zyra e Presidentit

I pari që ka shfaqur interes për t’u bërë pjesë e garës për postin e kryepolicit të vendit është Shemsi Prençi.

Me një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu ku ka mbajtur gradën drejtues i parë, Prençi synon të marrë “timonin” e organizatës së policisë në një periudhë të mbushur me zhvillime dhe ngjarje kriminale.

Prençi i cili ka përfunduar studimet master shkencor për menaxhimin strategjik të policisë ka dorëzuar edhe platfomën se si duhet të reformohet organizata e uniformave blu.

Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Fierit, Elbasanit, Dibrës , forcat lëvizëse operacionale etj, si dhe ka drejtuar emergjencat civile dhe ka mbajtur edhe postin e këshilltarit për sigurinë të presidentit të republikës.

Gjatë detyrave shtetërore, sidomos në radhët e policisë Prençi njihet për mos zbatimin e urdhrave të paligjshëm politik.

Gara për postin e kryepolicit të vendit u hap pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut dhe komandimit të përkohshëm në vend të tij të Sokol Bizhgës.

Afati për dorëzimin e kandidaturave është deri të mërkurën e kesaj jave.

Më pas do të jetë komisioni i ngritur sipas udhëzimit të ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që do të vlerësojë kush përmbush kriteret për postin e rëndësishëm.

Exit mobile version