Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në dalje të tunelit të LLogarasë, një makkin tip “Benz” është përfshirë nga flakët.
Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasoj e një shkëndije elektrike.
Familjarët kanë shpëtuar, ata kanë dal menjëherë nga makina sapo kanë parë tym.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.