Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kultivuan plantacionin me mbi 1800 bimë kanabisi në pyll, një i arrestuar dhe 1 në kërkim

    Protesta/ Rama: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin

    FOTO/ Të gjithë sytë e tifozëve te format e saj bombastike, mbështetja e Ivana Knoll nuk i mjafton Kroacisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Asllani realizoi gol fantastik/ Trajneri i Interit: Sinjal shumë i rëndësishëm për mua

    December 20, 2024
    Asllani realizoi gol fantastik/ Trajneri i Interit: Sinjal shumë i rëndësishëm për mua
    “Golat e Arnautoviçit dhe Asllanit janë një sinjal shumë i rëndësishëm për mua dhe për të gjithë grupin”. Kështu e nis analizën e tij për “Sportmediaset” trajneri Simone Inzagi.

    “Ishte një ndeshje e rëndësishme që duhet ta fitonim patjetër. Kur unë them që kam 25 titullarë, është sepse e mendoj vërtet. Pastaj duhet të bëj disa zgjedhje për të mirën e Interit. Kemi bërë një ndeshje serioze sepse kishim shumë për të humbur. E rëndësishme është që e interpretuam ashtu siç duhet”, tha fillimisht trajneri.

    Eliminimi i vitit të kaluar shërbeu si një mësim? E kemi thënë që në fillimin e sezonit. E dimë që ka shumë vështirësi, por kam fatin që po punoj me një grup djemsh të jashtëzakonshëm dhe duhet të vazhdojmë kështu. Për 4 ditë kemi ndeshje sërish dhe në 28 po ashtu. Kemi edhe Superkupën, por po marr sinjale pozitive.

    Sa e rëndësishme është të ndryshosh kaq shumë lojtarë, por jo lojën? Jemi duke u përmirësuar nga dita në ditë. Të hënën kemi fituar një ndeshje të madhe, por e analizova sepse mund të bënim më mirë. Sot kishim një rival me vlera dhe bëra 8 zëvendësime. Në fushë nuk ranë në sy. Udineze kishte mesfushën që luajti në kampionat. Skuadra ime ishte e përqendruar deri në fund.

    Sa i lumtur jeni me përgjigjet në fushë nisur nga fakti që Atalanta dhe Napoli po bëjnë mirë? Ne jemi duke vrapuar, por të njëjtën gjë po bëjnë edhe skuadrat e tjera. Është një kampionat i hapur dhe jo si ai i viteve të fundit ku një apo dy ekipe kanë dominuar. Dëshira ime është që t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Kemi disa probleme mbrapa sepse prej një muaji mungojnë Pavar dhe Açerbi. Kërkova një sakrificë nga Bastoni dhe Bisek. Të gjithë po japin garanci.

    Në golin e parë dy sulmuesit kanë lëvizur në stërvitje, apo ishte instikt? U treguan të zotët. Nuk ka asgjë për skemë sepse Taremi e shpiku asistin. Arna bëri një lëvizje të zgjuar dhe kjo nuk mësohet në stërvitje. Janë lojtarë me eksperiencë dhe nuk befasohen. Të gjithë sulmuesit duhet të vazhdojnë kështu./PanoramaSport

    Asllani interi Trajneri i Interit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kultivuan plantacionin me mbi 1800 bimë kanabisi në pyll, një i arrestuar dhe 1 në kërkim

    June 18, 2026

    Protesta/ Rama: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin

    June 18, 2026

    FOTO/ Të gjithë sytë e tifozëve te format e saj bombastike, mbështetja e Ivana Knoll nuk i mjafton Kroacisë

    June 18, 2026

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.