Site icon Informohu siç duhet

As nuk e dinte se ekziston Shqipëria, historia e rrallë e libanezit që dashurua dhe martua me vajzën nga Vlora-Kukësi

foto e marrë nga FB i Elias Mazloum

Elias Mazloum është më origjinë nga Libani, por prej vitesh jeton në Shqipëri.  Ai ka rrëfyer se në Afrikë është njohur me një vajzë shqiptare, me origjinë gjysmë nga Vlora e gjysmë nga Kukësi. Dashurinë e tyre ata e kurorëzuan në martesë dhe prej vitesh jetojnë së bashku në vendin tonë.

Elias Mazloum e quan veten të shqiptarizuar, ndërkohë që është në proces pritjeje për të marrë letrat shqiptare.

Elias Mazloum: Mirësejugjeta! Jam shqiptarizuar tani, nuk jam më …

Aldo: Me letra je shqiptar?

Elias Mazloum: Jam në proces, por jam Qytetar Nderi në Tropojë.

 Aldo: Nusen nga e ke marrë?

Elias Mazloum: Është një bisedë e gjatë! Ajo është gjysmë nga Kukësi e gjysmë nga Vlora.  

Aldo: Gjysmë nga Kukësi e gjysmë nga Vlora! Po nga e gjete mor burrë?

Elias Mazloum: Në Afrikë.

Aldo: Një sekondë tani, një nuse gjysmë kuksiane e gjysmë vlonjate ta gjesh në Afrikë! Sa shanse ose probabiliteti ka?

Elias Mazloum: Një milionë besoj. Gruaja punonte me një bankë përpara. Punë bankash në Ganë, ishte konsulente dhe unë kam qenë atje, punoja. Jemi takuar e më pas u dashuruam.

Aldo: Ti e dije që ekzistonte një shtet me emrin Shqipëri?

Elias Mazloum: Shumë pak.

Aldo: Kishte rënë muhabeti ndonjëherë?

Elias Mazloum: Jo asnjëherë. Kisha dëgjuar shumë për Kosovën, por për Shqipërinë jo.

Exit mobile version