Site icon Informohu siç duhet

As G Bani e as Laerti, Valbona gjen ngushëllim në krahët e një tjetër mashkulli në BBV

Gazetarja Valbona Mhilli ka pasur një moment tejet emocional brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, sot.

Ajo është përlotur dhe gjatë një bisede me Aldon, shprehu shqetësimet e saj për paragjykimet që ka ndjerë nga të tjerët.

“Vetëm më paragjykojnë, vetëm kryqëzohem”, ka thënë ajo, duke treguar se ndihet e keqkuptuar dhe nën presion.

“Jam shumë e mërzitur, sepse gjithmonë vetëm gjykoni, paragjykoni. Nuk pyesni asnjëherë si jam, çfarë ndjej. Vetëm ‘Bona kjo’, ‘Bona ajo’. Vetëm më kryqëzojnë. Bona nuk ka të drejtë për asgjë, as të hajë as të pijë, për asgjë”, vijoi banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë Aldo që ishte pranë saj u përpoq t’a mbështeste në këtë situatë.

Exit mobile version