ITALI– Një shtetas shqiptar, shumë i kërkuar nga drejtësia italiane Fatjon Gjonaj, i njohur me emrin ‘Don Bobi’ është ekstraduar nga Dubai për në shtetin fqinj.
Gjonaj është ekstraduar në Itali më 3 Qershor të këtij viti, ndërkohë që informacioni u bë publik vetëm ditën e sotme. Ndaj tij, rëndojnë disa akuza, përfshirë vjedhje ndërkombëtare droge dhe bashkëpunim kriminal.
‘Don Bobi’, dyshohet se është në krye të një organizate kriminale të dedikuar për trafik droge, u shoqërua nga autoritetet italiane pasi u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe. Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut të Milanos, përfundoi me mbërritjen e tij në aeroportin e Fiumicino-s në orën 6:15 të mbrëmjes më 3 qershor 2025, pas një periudhe të gjatë në arrati./Radar.al


