Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Artur Ajazi/ Në 11 Maj do të ketë çudira të mëdha

    January 12, 2025
    Artur Ajazi

    Në 11 Maj, Partia Socialiste i fiton edhe këto palë zgjedhje. Natyrisht i fiton pasi ka kryer punë. Ka patur arritje dhe suksese në çdo drejtim. Ato shihen, dhe populli i di. Ndaj nuk ja vlen ti përmendim. Puna është se, kush do ta ndjekë  Partinë Socialiste në renditje, pas 11 Majit ? Nuk besoj se Partia Demokratike, (edhe pse hiqet dhe premton se do fitojmë) do të dalë forcë e dytë, edhe pse sondazhet e thonë këtë. Mjaft nga partitë e vogla dhe të krijuara nga ikja e tyre kryesisht nga Berisha, do të na japin surpriza të habitshme. Zgjedhjet e sivjetshme në pranverë, do të na sjellin çudira të mëdha. Lereni se ç’hiqen Berisha dhe ata që ulurasin mes bulevardit.

    Në  11 Maj, në vendin e dytë të “klasifikimit” do të renditet ndonjë parti që as e kishim menduar. Çudia do të ndodhë, pasi shqiptarët janë tromaksur me PD-në, gjuhën e saj,  vendimet , veprimet dhe vijën e saj politike. Braktisja nga anëtarësia dhe faktorët e tjerë natyralë, do ta nxjerrin PD-në në 11 Maj, jashtë memorjes politike. Opozita që vendosi të bëjë ajo parti dhe Berisha, sidomos në 3 vitet e fundit, duke u ndarë me ashpërsi nga faktori nderkombëtar, mbetet shkaku kryesor i braktisjes.

    Demokratët nuk janë më dele dhe dhi, ti shkojnë nga pas milionerëve të selisë blu. Ata janë sqaruar, janë zgjuar, dhe janë më të motivuar se kurrë, për të mos e çuar dëm votën e tyre, sidomos tani, kur Shqipëria po ecën kryelartë drejt zhvillimit dhe integrimit. Të votosh të shkuarën, i bie sikur të kthesh mbrapa kohën, dhe të ngjallësh hallet dhe problemet  që ke patur. Në 11 Maj, do të ketë çudira të mëdha (si ato të Shën Prokopit) pasi do të ndahen përfundimisht e shkuara e keqe, e hidhur,  nga e mira e tashme, dhe ajo që po vjen për shqiptarët. Idealizma dhe “urratë”  e të shkuarës, ja kanë lënë vendin realitetit objektiv me të cilin përballet sot vendi dhe populli. Nuk ka më “rreshtore” ndaj askujt që deri dje Berisha i quante se janë “qëndrestarë të PD”.

    Jeta, puna, familja, individi, qyteti, fshati, shoqeria, bashkia, ministria, kanë sot tjetër kuptim. Nuk ja vlen të sakrifikosh ditën, javën, muajin, vitin dhe të ardhmen tënde dhe të familjes tënde, për ti dhënë votën “liderit historik” pasi ai premton gjëra që kurrë nuk mund ti realizojë, edhe sikur të bëhet edhe njëherë “nuse”.

    Në 11 Maj, do të votojnë shqiptarët e europianizuar, dhe jo ata që mendon lideri historik. Do të votojnë të punësuarit dhe pensionistët , që marrin më shumë para sot se para 12 viteve, do të votojnë edhe ata që marrin ndihmë ekonomike, pasi marrin më shumë para dhe bonuse vjetore, se ç’merrnin para 12 viteve.

    Natyrisht vota mbetet e fshehtë, por mendoj se kushdo nga ne, nuk do ti kthehej kurrë një periudhe të errët, kur shteti nuk funksiononte dhe ku drejtësia ishte e lidhur kokë e këmbë me politikën. Ndaj, 11 Maji, mbetet dita e çudirave, ku ndarja mes dy botëve, do ti japë shanse të mëdha vendit dhe shqiptareve.

    Artur Ajazi opinion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    July 16, 2025

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    July 16, 2025

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    July 16, 2025

    Rinovim i zemrës dhe historisë: Lamine Yamal firmos me Barcelonën deri në 2031, dorë për dore me gjyshen

    July 16, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi July 15, 2025

    Salmon i përpunuar e paketuar në Serbi rezulton me Listeria, tërhiqet nga marketet DeSpar

    Rrjeti i supermarketeve Despar ka tërhequr të gjitha seritë dhe datat e skadimit të salmonit…

    Qendra ALERT ngre alarmin: Fileto, kofshë dhe krah pule në një Big Market në Tiranë, pa asnjë etiketë

    Skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

    Kredi të shtrenjta, fitime të mëdha: Institucionet jobanka përfitojnë 58 milionë euro në 2024

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 Korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin, horoskopi për sot, 15 korrik 2025

    “Koha ideale për fillime të reja”/ Horoskopi javor, njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.