Informohu siç duhet

Artisti i mirënjohur Sinan Hoxha festoi ditën e lindjes, ja sa vjeç mbushi këngëtari

5 shtatori do të mbahet mend si “ditë artistash”, kjo pasi 2 nga këngëtarët e preferuar të publikut shqiptar Mc Kresha dhe Sinan Hoxha festuan ditën e lindjes.

Ndonëse bëri një pauzë në skenën shqiptare si dhe në botën e muzikës Sinan Hoxha mbetet një ndër këngëtarët e preferuar të publikut shqiptar.

Ditën e djeshme artisti festoi ditëlindjen ku mësohet se mbushi plot 49 vite jetë.

Urimet për këngëtarin kanë qenë të shumta por urimin më të veçantë e mori nga partnerja e tij, e cila publikoi një foto familjare teksa shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen babi! Të duam shumë”.

 

Exit mobile version