Menjëherë pas lajmit që intelektuali shqiptar Artan Lame mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme, ka reaguar dhe mamaja e tij Diana Lame, e cila gjithashtu konfirmoi lajmin e trishtë.
Zemra e tij ka rrahur për herë të fundit deri mesditën e këtij 23 Maji, kur mjekët janë detyruar t’i heqin aparaturat jetike.
“Te nderuar shoke, miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit, djalit tim te dashur Artan Lame. Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje”, shkruan Diana Lame.
Gjithashtu ajo solli në vëmendje dhe momentet e fundit të të birit dhe thotë se ai i kishte premtuar se do të kthehej në Shqipëri, pasi kishin biseduar në telefon, dhe i kishte thënë se nuk i trembej operacionit.
“Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej, “ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire, jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste. Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme”, shkruan ajo.
Siç kanë shkruar dhe të afërmit e tij, Artan Lame ka ndërruar jetë zyrtarisht mesditën e kësaj të premte, datë 23 Maj, në Mynih të Gjermanisë.


