TIRANË– Gazetari Artan Hoxha dalë nga ambientet te SPAK, pas gati tre orësh, ku është pyetur për audio-përgjimin e marrë nga komunikimi në radio mes Gardës së Republikës së Shqipërisë më 11 janar 2011.
“Është një audioregjistrim ku janë urdhrat e komandantit të Gardës para se të ndodhnin vrasjet, gjatë vrasjes dhe pas vrasjes. Dëgjohen të gjitha komunikimet në radio, është kanali ku kanë përdorur drejtuesit e Gardës. Përmes kësaj kasete behet e qartë që jo vetëm ka pasur komunikim, por komunikime mes drejtuesve të gardës, është një komunikim rutinë që bëhet mes tyre, është një material 34 minuta. Janë komunikimet në momentin e vrasjeve. Momenti që kanë fiksuar njerëzit kur ndodhi vrasjet, është vetëm 7 sekonda. Brenda 7 sekonda jepet urdhri për të hapur zjarr dhe në sekondën e 7 jepet urdhri të ndalohet. Aty dalin edhe drejtues të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e Gardës. Prokuroria do vlerësojë vlefshmërinë e këtij materiali dhe për cfarë do ti shërbejë atyre.”-deklaroi Hoxha para mediave.
Pritet që pas kësaj lëvizjeje të merret njëpërgjigje se kush e dha urdhrin për të qëlluar në drejtim të protestuesve më 21 Janar, ku humbën jetën 4 persona.
Në këtë audio-përgjim ku janë të përfshirë pjesmarrës të Gardës dhe vartësve të tyre është bërë publik për mediat prej gati një viti, por nuk është dorëzuar në autoritete, pasi vetë familjarët e Aleks Nikës kanë kërkuar që ky material të dorëzohet vetëm në SPAK.
“21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, pritet të japë sqarime për materialin audio

