Site icon Informohu siç duhet

Arsenal lufte në banesë/ Policia e Lezhës arreston 62-vjeçarin, iu gjetën ar*ë, granata dhe qindra fishekë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Befasia”, duke goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi L. J., 62 vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë, pasi në banesën e tij u gjet një arsenal armësh dhe municionesh luftarake.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan:

Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se 62-vjeçari mbante armë dhe municion pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË

Lezhë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve.

Sekuestrohen armë zjarri, qindra fishekë luftarakë, granata difensive dhe ndezëse detonatorësh të unifikuar. Arrestohet në flagrancë një 62-vjeçar që i mbante pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit L. J., 62 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike me 3 krehëra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar

Në vijim të veprimeve procedurale, 62-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version