Site icon Informohu siç duhet

Skandal në RMV/ Arrestohet truproja e Kryeministrit, dha informacione sekrete

Hristijan Mickoski

MAQEDONI E VERIUT– Mëngjesin e kësaj të marte është arrestuar pjesëtari i sigurimit të kryeministrit, Hristijan Mickoski.

Bëhet fjalë për Angel Samarakov, ish-punonjës i Ministrisë së Punëve të Brenshme është kapur duke dhënë informacione konfidenciale disa personave në lagjen e Shkupit, “Grcec”.

Një lagje e cila njihet për praninë e grupeve të krimit të organizuar. Informacioni u konfirmua nga Ministria e Brendshme pasi disa media vendase filluan që të spekulonin. Samarakov është arrestuar në flagrancë duke u dhënë informacione konfidenciale disa personave që ende nuk janë identifikuar. Gjithashtu s’dihet ende se çfarë informacioni u ka dhënë dhe nëse ka lidhje me kreun e qeverisë, raportohet në media.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që një pjesëtar i sigurimit të Mickoskit përfshihet në një incident të rëndë. Vetëm pak muaj më parë, shefi i sigurimit të tij, Ivica B., ka sulmuar fizikisht një koleg polic, i cili ishte në detyrë në orët e para të mëngjesit. Gjithçka ndodhi kur forcat e policisë u futën për kontroll në një lokal të njohur të Shkupit, që dyshohet se ishte bazë për trafikun e drogës./Radar.al

Exit mobile version