Pjesëtarët e MPB-së në Leskovc arrestuan shtetasin shqiptar, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale kundër sigurisë së transportit publik.
Ai dyshohet se në autostradën afër Leskovcit ka vozitur një “Audi” dhe ka goditur një “Corsa”.
Në makinën e tipit “Corsa” të drejtuar nga një 47-vjeçar ndodheshin dhe një 43-vjeçar dhe një 41-vjeçare, njoftoi Policia e Leskovcit.
Në këtë aksident trafiku shoferi dhe burri që gjendeshin në makinën “Corsa” kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa gruaja është lënduar rëndë.
Në njoftim thuhet se I dyshuari me kallëzim penal është dërguar në prokurorinë kompetente në Leskovac.