Site icon Informohu siç duhet

Arrestohet shqiptari në Itali, e fshihte ko*ainën te sahati i dritave

Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar, i cili fshihte kokainë të ndarë në doza brenda një matësi elektrik të vendosur në hyrje të shtëpisë së tij.

Sipas mediave lokale, i arrestuari kishte precedentë penalë për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 24 mbështjellëse kokainë me një peshë totale rreth 20 gram, një shumë prej 2,000 eurosh dhe një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.

43-vjeçari është dërguar në burgun e Marassi dhe pritet të dalë përpara drejtësisë italiane.

Exit mobile version