Policia Kufitare në Kapshticë ka arrestuar në flagrancë një shofer autobusi, 54-vjeçarin N. Z., banues në fshatin Neviçisht, Korçë, pasi u kap duke kontrabandonte veshje nga Greqia me vlerë rreth 100 mijë euro.
Kontrolli u krye gjatë inspektimeve rutinë dhe operacioneve të bazuara në informacione policore, në hyrje të vendit, në pikën kufitare PKK Kapshticë. Autobusi i drejtuar nga i arrestuari u dërgua në vijën e dytë për kontroll, ku u gjetën veshjet që nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Shoferi akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Ky rast përforcon kontrollet e policisë kufitare për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe paligjshmërive në kufirin me Greqinë.