Një ngjarje tronditëse ka tronditur qytetin Montpellier në Francë. Një punonjës kopshti 59-vjeçar është arrestuar nga autoritetet, pasi akuzohet për abuzim seksual dhe përdhunim ndaj nëntë fëmijëve të moshës 3-4 vjeç.
Sipas autoriteteve lokale, rasti u zbardh pas kallëzimit të familjeve të dy prej fëmijëve, çka çoi në nisjen e një hetimi penal. Krimet e dyshuara, përfshirë akte penetruese dixhitale dhe masturbim, besohet se janë kryer nga 1 tetori 2024 deri më 2 korrik 2025.
Pas padive të paraqitura më 2 korrik, i dyshuari u pezullua nga puna më 3 korrik si masë paraprake dhe më pas u vendos në paraburgim. Autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar, ndërsa rasti ka shkaktuar zemërim të madh në opinionin publik francez.

