Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arrestohet Nikoll Deda, ish-kreu i Urdhrit të Stomatologëve

    June 14, 2025
    E FUNDIT/ Arrestohet Nikoll Deda, ish-kreu i Urdhrit të Stomatologëve

    Ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi Nikoll Deda, ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut pasi akuzohet se ka abuzuar me fondet dhe ka shpërdoruar detyrën duke punësuar familjarët e tij, konkretisht të fejuarat e djemve.

    Për rrjedhojë ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

    Prokuria ka njoftuar se kishte dyshime se Deda mund të largohej nga vendi ose të prishte provat.

    Kujtojmë se Nikoll Deda u dërgua për gjykim në nëntor të 2024.

    Njoftimi i Prokurorisë

    Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u ekzekutua masa “Arrest në burg” për shtetasin N.D. për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

    Ky shtetas u denoncua nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.

    Në vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 Lek, në vitin 2021 e ka shtuar në vitin me 13.500.000 Lek më shumë. Në vitin 2022 buxheti ka shkuar në vlerën 125.837.000 Lek për arsye se ka blerë dhe godinë për institucionin, duke përfshirë dhe investimin që ka bërë brenda godinës.

    Nga veprimet hetimore rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se gjithë rritja e buxhetit ka qenë me qëllim shpërdorimin e fondeve dhe përfitimeve personale për vete apo persona të tretë.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se në ngarkim të të dyshuarit N.D. ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

    Sipas raporti Informacioneve shtetasi N.D. është larguar dhe i është shmangur veprimeve hetimore të kryera nga policia gjyqsore duke e bërë evident e konkret rrezikun e ikjes dhe shgmangies nga pergjegjesia penale. Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

    Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

    Organi i Prokurorisë vlerëson se është e nevojshme marrja e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Nikoll Deda, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku që ai të largohet.

    LEXO EDHE: 

    Tensionet Izrael-Iran. Reagon Papa Leone XIV: Nuk duhet kërc*nuar ekzistenca e tjetrit

    Dyshohet se vr*u Alibejin. Lihet pas hekurave Dashnor Dumani, fiton lirinë shoku i tij

     

    Arrestohet ish-kreu i Urdhrit të Stomatologëve Nikoll Deda
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    December 9, 2025

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    December 9, 2025

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    December 9, 2025

    Miratohet buxheti 2026 në Komisionin e Ekonomisë, rrëzohen 60 amendamentet e opozitës

    December 9, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Viti i ri nis mbarë për dy shenja të horoskopit! 2026 do të jetë periudha më me fat për ata

    Parashikimi i horoskopit 9 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.