Site icon Informohu siç duhet

Arrestohet në Portugali kunati i Ervis Martinajt/ Arben Kaçorri 11 vite jetoi në një pallat luksoz në Lisbonë

Arrestohet në Portugali kunati i Ervis Martinajt/ Arben Kaçorri 11 vite jetoi në një pallat luksoz në Lisbonë

LISBONË– Shqiptari i dënuar për vrasje në Itali, 52-vjeçari Arben Kaçorri është arrestuar në Lisbonë për trafik ndërkombëtarë droge, ndërsa mediat portugeze e cilësojnë si një nga figurat kryesore të mafies ballkanike.

Sikurse shkruajnë edhe mediat portugeze Arben Kaçorri është kunati i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022.

Ai jetonte prej 11 vitesh në një ndërtesë luksoze në Lisbonë. Bashkë me 52-vjeçarin shqiptar u arrestua edhe fqinji i tij portugez, i cili kishte gjithashtu edhe pasaportë holandeze, Ícaro Leddy Gouveia, 48-vjeç, i lidhur me mafian marokene, por që vepron kryesisht në Holandë.

Sëbashku me 48-vjeçarin portugez, Kaçorri drejtonte një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës i cili operonte në Portugali dhe në Holandë. Rrjeti koordinohej në banesën në Lisbonë. Trafiku ndërkombëtar i kokainës kishte si epiqendër portet e Roterdamit dhe Antëerpen, në Belgjikë.

Exit mobile version