KOSOVË– Policia e Kosovës ka vënë në pranga këngëtarin e njohur, Valon Shehu. Artisti është arrestuar në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë pasi u kap me drogë. 34-vjeçari u vendos në pranga mbrëmjen e së premtes dhe fillimisht u ndalua nga policia për kontroll dhe verifikim, pasi kishte kryer kundërvajtje në rrugë.
Policia pas kontrollit ka gjetur në makinën e ish-banorit të BBV1, një sasi droge e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaj tij masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.