Site icon Informohu siç duhet

Arrestohet me urdhër të GJKKO Safet Bajri, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilalin për vr*sjen e…

Arrestohet me urdhër të GJKKO Safet Bajri, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilalin për vr*sjen e…

Safet Bajri

TIRANË– Mesditën e kësaj të premteje Safet Bajri është shoqëruar nga policia me urdhët të GJKKO-së.

Bëhet me dije se aktualisht Bajri ndodhet në komisariatin e Shkodrës dhe pritet që të niset drejt Tiranës.

Dyshohet se Safet Bajri bashkëpunoi me Asmer Bilalin për të vrarë Fatbardh Licin, ngjarje e ndodhur në 2018, dhe masa është për këtë ngjarje.

Gjithashtu mësohet se me Bajrin dhe Bilalin ka bashkëpunuar edhe një person i tretë.

Sipas burimeve Safet Bajri është nën hetim nga SPAK, dhe se jo zyrtarisht thuhet se ndaj tij ka masë sigurie. Mes akuzave për të cilat ka masë është edhe ajo e grupit kriminal.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit. Pas aksionit në banesën e Safet Bajrit reagoi edhe avokati i tij, i cili u shpreh se “nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal”./Radar.al

 

Atentati në Dobraç/ Safet Bajri reagon live: Ja pse më erdhi RENEA në shtëpi

Safet Bajri reagon për herë të parë nga arratia: Po hidhet baltë ndaj meje, s’kam konflikt me fisin Lici

 

Exit mobile version