Site icon Informohu siç duhet

Arrestohet këngëtari në lidhje me vd*kjen e adoleshentes në Tesla-n e tij

LOS ANGELES- Artisti i mirënjohur D4vd është arrestuar nga policia në Los Angeles në lidhje me vdekjen e adoleshentes Celeste Rivas Hernandez, trupi i së cilës u gjet në bagazhin e makinës së tij Tesla në shtator të vitit të kaluar.

Bazuar në njoftimin e Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD), artisti 21-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është David Anthony Burke, u arrestua më 16 prill dhe aktualisht po mbahet pa mundësi lirimi me kusht.

Autoritetet bëjnë me dije se çështja do t’i paraqitet Prokurorisë të hënën, e cila do të vendosë nëse ka prova të mjaftueshme për ngritjen e akuzave. Burke është arrestuar në zonën e Hollywood Hills, ndërsa burime pranë hetimit kanë deklaruar se ai nuk ka qenë bashkëpunues gjatë procesit hetimor.

Nga ana tjetër, avokatët e tij kanë mohuar kategorikisht përfshirjen në vdekjen e vajzës, duke theksuar se klienti i tyre është vetëm nën dyshim dhe nuk është ngritur ende asnjë akuzë zyrtare.

Ngjarja tronditëse daton më 8 shtator 2025, kur trupi i pajetë i Celeste Rivas Hernandez u gjet në një makinë Tesla të sekuestruar, e regjistruar në emër të këngëtarit. Automjeti ishte raportuar i braktisur në Hollywood Hills prej rreth një muaji, ndërsa policia ndërhyri pas raportimeve për një erë të rëndë që vinte nga makina.

ipas autoriteteve, viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa javësh para se të gjendej. Shkaku dhe mënyra e vdekjes vijojnë të jenë nën hetim, ndërsa dosja është klasifikuar si një çështje e mundshme vrasjeje./Radar.al

Exit mobile version