Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arrestohet 60-vjeçari në Fier, ushtronte dhunë ndaj djalit. Policia gjen arsenal armësh në banesën e tij

    July 8, 2024
    Arrestohet 60-vjeçari në Fier, ushtronte dhunë ndaj djalit. Policia gjen arsenal armësh në banesën e tij

    Një 60-vjeça ka rënë në pranga këtë pasdite nga policia e Fierit.

    Sipas policisë dyshohet shtetasi Gëzim Sulemanaj ka ushtruar dhunë ndaj djalit të ti.

    Teksa policia ka kontrolluar banesën e tij, ata kanë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak.

    60-vjeçari banues në Fier do të të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Njoftimi i policisë:

    Fier/Reagimi i menjëhershëm i Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Danger”. Gjatë operacionit u vu në pranga një 60-vjeçar që ushtronte dhunë ndaj djalit të tij.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë reaguar menjëherë pas njoftimit të marrë se një 60-vjeçar ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij. Falë reagimit në kohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger”, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit midis këtij shtetasi dhe djalit të tij.

    Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak.

    Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    dhune Fier njoftim policie
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    July 16, 2025

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    July 16, 2025

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    July 16, 2025

    Rinovim i zemrës dhe historisë: Lamine Yamal firmos me Barcelonën deri në 2031, dorë për dore me gjyshen

    July 16, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi July 15, 2025

    Salmon i përpunuar e paketuar në Serbi rezulton me Listeria, tërhiqet nga marketet DeSpar

    Rrjeti i supermarketeve Despar ka tërhequr të gjitha seritë dhe datat e skadimit të salmonit…

    Qendra ALERT ngre alarmin: Fileto, kofshë dhe krah pule në një Big Market në Tiranë, pa asnjë etiketë

    Skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

    Kredi të shtrenjta, fitime të mëdha: Institucionet jobanka përfitojnë 58 milionë euro në 2024

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 Korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin, horoskopi për sot, 15 korrik 2025

    “Koha ideale për fillime të reja”/ Horoskopi javor, njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.