Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet lokale. Ai dyshohet për abuzim seksual ndaj një 10-vjeçari, në prani të dy fëmijëve të tjerë, 9 dhe 10 vjeç.
Shtetasi u kap nga Policia Kufitare në PKK Kakavijë, gjatë hyrjes në Republikën e Shqipërisë, pas arratisjes jashtë vendit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër: -ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

