Site icon Informohu siç duhet

Arrestohen 4 persona në Britani, sekuestrohet një ton kokainë në një anije peshkimi

Arrestohen 4 persona në Britani, sekuestrohet një ton kokainë në një anije peshkimi

BRITANI E MADHE– Është sekuestruar një sasi prej një ton kokaine në një anije peshkimi në Cornwall të Anglisë, ndërsa 4 persona janë arrestuar.

Bëhet me dije se personat e arrestuar janë Michael Kelly, 45 vjeç, nga Portëay, Manchester; Jon Paul Ëilliams, 46 vjeç, nga St Thomas, Sëansea; Patrick Godfrey, 30 vjeç, nga Port Tennant, Sëansea; dhe Jake Marchant, 26 vjeç, pa adresë fikse.

Të gjithë u akuzuan për importimin e një droge të klasit A të kontrolluar. Tashmë ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit dhe do të paraqiten të hënën në Gjykatën e Magjistraturës Bodmin.

“Kjo është një sasi e konsiderueshme kokaine që do të përfaqësojë një humbje të madhe për grupin e krimit të organizuar që u përpoq ta importonte atë në Mbretërinë e Bashkuar.”- tha Derek Evans, komandanti i degës së Agjencisë Kombëtare të Krimit.

“Me partnerët tanë në Forcën Kufitare dhe Qendrën e Përbashkët të Sigurisë Detare, ne kemi hequr me sukses këtë ngarkesë të dëmshme droge nga tregu kriminal”, tha zyrtari i policisë./bbc

Exit mobile version