Site icon Informohu siç duhet

Arrestimi i Veliajt/ Reagon analisti: Argumentimi të bëhet me prova jo me fletushka të grumbulluara

Arrestimi i Veliajt/ Reagon analisti: Argumentimi të bëhet me prova jo me fletushka të grumbulluara

Analisti i njohur Martin Leka në një lidhgje telefonike me Report.Tv komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij duhet të që SPAK të argmentojë me prova për rastin e kryebashkiakut.

“SPAK duhet ta argumentojë me prova dhe fakte dhe ti lëmë akuzat e tjera. Vetëm kjo do e vinte SPAK para një prove të vështirë dhe mazhorancën, prova është nëse 800 mijë vota do ti ruajë Rama nëse SPAK provon të kundërtën”, tha Leka në Report TV.

Më tej Leka thekson se SPAK duhet të vërtetojë me prova dhe jo me fletushka.

“Ose SPAK duhet të vërtetojë me prova, por jo me prova që i nxjerr me fletushka për publikun në mënyrë jo ligjore. Të informohet publiku për provat që ekzistojnë. Dhe nëse është e vërtetë, Edi Rama ta mendojë mirë dhe të harrojë 800 mijë vota që kërkon. Nëse nuk provohet është rënia e SPAK dhe Edi Rama do ti ketë 800 mijë vota. Prova që SPAK luan me dy standarde”, shtoi ai.

 

Exit mobile version