Avokati Edmond Petraj në një intervistë për DritareTV komentoi reagimin e Erion Veliajt ndaj prokurorit i cili firmosi arrestimin e tij.
Referuar intervistës, avokati bën me dije se nëse vërtetohet që Veliaj i ka dhënë leje ndërtimi Dados dhe mes tyre ka një konflikt interesi nga kjo, atëherë shumë shpejt do të fillojë një procedim penal ndaj prokurorit.
“Nëse kjo është e vërtetë kemi të bëjmë me një vepër penale. Nëse Dado ka qenë prokuror i çështjes dhe ka hetuar duke qenë kjo fabul, bie poshtë gjithë hetimi. Kjo deklaratë e Veliajt, do të analizohet dhe do të nisë hetimi. Nëse është e vërtetë, Dado largohet si prokuror i çështjes ndoshta dhe pezullohet si prokurori. Nëse ekziston që ka dalë leja siç thonë dokumentet që kanë dalë sot dhe ka pasur kërcënime verbale, fillon në një skaner të jashtëzakonshëm dhe ky skaner do ta dëmtojë jashtëzakonisht shumë. Do të fillojë direkt procedimi penal për këtë prokuror. Ai ka bërë një gabim kaq të madh dhe mendoj që fundi i tij është këtu”, tha avokati.
LEXO EDHE:
Arrestimi i Veliajt/ Reagon analisti: Argumentimi të bëhet me prova jo me fletushka të grumbulluara

