TIRANË-Kryeministri Edi Rama ditën e sotme duke folur përmes rubrikës ” SY m’SY” është ndalur gjatë tek arrestimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj, sipas tij një vendim i padrejtë.
Rama ka thënë se ai të hetohet nga SPAK deri në fund, por ama vetëm nëse ka bërë korrupsion.
“Antikorrupsioni kur del nga shinat mund të bëhet më i rrezikshëm se vetë korrupsioni për shtetin dhe mirëqenin psikologjike të qytetarëve. Si mër qenka kjo merren sipërmarrësit dhe vihen në rresht të parakalojnë sikur janë kriminelë kaq kollaj është kjo, janë njerëz që kanë qindra e mijëra punëtorë, mbajnë familje, U merren njerëzve telefonat e u mbahen peng, ku është parë kjo. Çfarë standardi është ti marrësh telefonin tjetrit dhe i sheh çdo gjë që ka brenda, madje bën edhe shantazhe, insinuata për komunikim që mund të jenë tërësisht intime. Drejtësia duhet të hyjë vetëm për çështjen që heton, duhet ta kontrollojë në praninë tënde, jo të ta marrë dhe të thotë ik. Njërin prej dëshmitarëve iu bllokua e gjithë jeta sepse jetonte jashtë dhe kishte gjithë transaksionet bankare. Të fusë dhe të thotë “të kam këtë e më thuaj këtë, që të mos nxjerr këtë. Është e papranueshme. SPAK nuk ëhstë Vatinkani edhe atë e kritikojmë, SPAK është institucion i ri, mund të bëjë edhe gabime. Qeveria e Shqipërisë ka 100 e kusur vite dhe nuk ëhstë institucion i pagabueshëm, këta 5 vite kanë, është e domosdoshme të dëgjojnë kritike, jo sulme personale, jo intimie. Ta hetojmë Erion veliajn deri në fund nëse ka bërë korrupsion të shkojë aty ku duhet të shkojnë të gjithë ata që kanë bërë korrupsion, por korrupsion ama, korrupsion të provuar dhe ishe ti në avion me atë.”-tha Rama./Radar.al
“Erion Veliaj nuk është i pandehur”/ Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK

