Site icon Informohu siç duhet

Arrestimi i Ilir Metës, Rama: Nuk kam koment, i takon drejtësisë

Përgjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat pak çaste më parë, Edi Rama u pyet për arrestimin e Metës.
Kryeministri u shpreh se rasti në fjalë i përket drejtësisë.

“Ju e dini përgjigjen, në këtë rast jo thjesht për faktin që unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por në faktin që ne e kemi nisur reformën ne drejtësi, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk komentojmë për çështje që i takon drejtësisë. Kur ndodh që çështjet të mbyllem, mbase në ndonjë rast ja vlen ndonjë koment sidomos kur vihet drejtësia për fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Rasti konkret i takon vetëm drejtësisë”-ishte përgjigja e Ramës.

LEXO EDHE:

Ilir Meta nuk humbet kohë, “bën gati planet për arratisje” (FOTOT)

Detaje/ Ç’po ndodh në seancën ndaj Metës dhe Kryemadhit? Dumani braktis sallën

 

Exit mobile version