TIRANË– Kryeministri Edi Rama është pare duke dalë nga godina e Bashkisë së Tiranës, ku ka takuar nënkryetarët.
Kjo e vizitë e Ramës në Bashkinë e Kryeqytetit vjen një ditë pas arrestimit të kryetarit Erion Veliaj, me urdhër të SPAK.
Kujtojmë se para kësaj vizite të Ramës në Bashkinë e Tiranës, ai ka reaguar për arrestimin e Veliajt mëngjesin e sotëm gjatë nëj transmetimi live në rrjetet sociale në komunikimin me qytetarët.
“Marrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milion zgjedhësh, jo një here, por tre herë, por po marrim aktualisht, është një ngjarje tejet e madhe, të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjecare “Nuk kam koment, nuk kam koment.”- deklaroi Rama./Radar.al
“Dorëheqjen duhet ta harroni”/ Rama: Ja dy rrugët për të më larguar mua nga politika

